Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen se kanë goditur shefin e Policisë së Rendit me iniciale A. M.

pranga kanë rënë dy vëllezërit Mehmet Daka 38 vjeç dhe Ervis Daka, 31 vjeç banues në lagjen “Shënkoll”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy vëllezër, pasi akuzohen se kanë goditur shefin e Policisë së Rendit në këtë zonë.

Në pranga kanë rënë Mehmet Daka 38 vjeç dhe Ervis Daka, 31 vjeç banues në lagjen “Shënkoll”.

Sipas policisë këta persona në lagjen e tyre kanë kundërshtuar me dhunë shefin e Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Elbasan, shtetasin A. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.