Grushti i shtetit në Turqi, arrestohet
gjenerali Huduti i lindur në Kosovë

Grushti i shtetit në Turqi, arrestohet<br />gjenerali Huduti i lindur në Kosovë
Arrestohet edhe një tjetër pjesëmarrës në grushtin e shtetit në Turqi, i cili është me origjinë nga Kosova.

Mediat turke raportojnë se është gjenerali Adem Huduti, i cili ka lindur në Kosovë në vitin 1952, dhe është komandant i Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë.

Gjithashtu BBC shkruan se ai është figura më e lartë ushtarake e arrestuar deri më tani, së bashku me Akin Ozturk, me të njëjtën gradë, por në pension.

Huduti, i lindur  në Kosovë në vitin 1952 ka emigruar në Turqi dhe  në vitin 1973 është  diplomuar në Akademinë Ushtarake.

Ai ka shërbyer në Divizionin III të këmbësoris në kufi me Greqinë, në Brigadën VII të këmbësorisë në kufi me Rusinë dhe ka marrë pjesë në Korpusin IX të Ushtrisë Turke.

Ndër të tjera në  vitin 2014 Huditi u gradua gjeneral-lejtnant dhe u emërua në të ashtuquajturën Ushtria e Dytë, që është formacioni më i madh i këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë.

Pas sulmeve të 11 shtatorit kundër kullave binjake në SHBA gjenerali shkoi në Afganistan dhe ka drejtuar  trupat turke në Kabul.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit