Qeveria turke ka pezulluar nga detyra jo pak, por 15.200 mësues të cilët dyshohet se kanë lidhje me Fetullah Gylen, i cili akuzohet si ideatori i grushtit të Shtetit në Turqi.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, bëhet e ditur se, ky vendim ka ardhur nga Ministria e Arsimit të Turqisë, i influencuar nga kërkesa e vazhdueshme e kryeministrit Binali Yildirim i cili është zotuar se do të “pastrojë” të gjithë përkrahësit e Gylen në institucionet shtetërore turke.
Vendimi për shkarkimin e tyre nga puna ka ardhur pas grushtit të Shtetit që dështoi vetëm pak ditë më parë dhe ideatori sipas qeverisë turke është Gylen që prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje.
Deri tani shteti turk ka pezulluar nga puna jo vetëm mësuesit, por edhe mijëra zyrtarë të tjerë, mes të cilëve ushtarakë e policë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com