Grushti i shtetit në Turqi, autoritetet
urdhër arresti edhe për 42 gazetarë 

Grushti i shtetit në Turqi, autoritetet<br />urdhër arresti edhe për 42 gazetarë 
Ankaraja ka lëshuar 42 urdher arresti për 42 gazetarë të cilet akuzohen si mbështetes të imamit Fetullah Gylen i cili sipas qeverisë ishte organizatori i grushtit të Shtetit. 
Cnn turk bën me dije se në listën e gazetarëve është dhe 72 vjecari Nazli Ilicak, ish parlamentar dhe një gazetar i njohur i cili prej kohësh ka shfaqur kritika ndaj presidentit Erdogan.

Vijon pa u ndalur represioni aq shumë i dëshiruar nga Erdogan i cili ka shpallur në vend 3 muaj gjendje të jashtëzakonshme , ka pezulluar për tre muaj konventën europiane të të drejtave të njeriut dhe ka anulluar pashaportën e rreth 10.856 qyterarëve me frikën se do të arratisen jashte vendit.

Nga 15 korriku deri më tani janë arrestuar 13.165 persona mes tyre 8383 ushtarë, 2101 magjistratë,1485 policë, 52 zyrtarë administrativë dhe 689 civile. Ndërsa jane mbyllur 934 shkolla dhe 15 universitete.

Veprimet e Ankarase vijojne edhe pse Amnesty International ngre alarmin se Turqia ka torturuar qindra njerëz të paraburgosur pas tentatives per grusht Shtetit. 
Ndërkohë,mediat pranë presidentit hedhin dyshime se grushti i Shtetit ishte i përgatitur nga CIA.

Shumë prej të përditshmeve në faqet e para kanë publikuar foto të ushtarakëve të korruptuar duke thënë se CIA ka financuar trazirat.Deklarata të tilla shtojnë edhe më tej kështu tensionet mes Ankarase dhe Ëashingtonit. Por krahas mbështetësve të Erdogan tashmë në shesh po dalin edhe zëra të tjerë.

Mbrëmjen e djeshme një numër i madh njerëzish dolën në sheshin Taksim në Stamboll për të dënuar grushtin e Shtetit. Manifestuesit të organizuar nga partia laike socialdemokrate mbanin në duar foto te Ataturk dhe pankarta ku kundërshtonin gjendjen e emergjencës ,kërcënimet autoritare.

Sipas tyre ky ishte një manifestim për republikën dhe demokracinë.

Readaksia online
(s.m/shqiptarja,com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë