Grushti i shtetit në Turqi,Hahn: Lista
e të ndëshkuarve ishte e paracaktua

Grushti i shtetit në Turqi,Hahn: Lista<br />e të ndëshkuarve ishte e paracaktua
Pas tentativës për grusht shteti në Turqi mbrëmjën e së premtës, tashmë numri  i të arrestuarve në vend ka shkuar në mbi 6 mijë. Pas këtyre arrestimeve kanë reaguar të alarmuar udhëheqësit europianë duke u shprehur se kjo fushatë e egër kundër sistemit të drejtësisë dhe ushtrisë kërcënon stabilitetin në vend e gjithashtu marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë.

Eurokomisioneri për zgjerimin Johanes Hahn ka qënë i ashpër në deklatarën e tij i cili është shprehur menjëherë pas shkarkimeve masive në Turqi, raporton Reuters. Ai është shprehur se duket sikur çdo gjë ishte e parapërgatitur. ’’Listat ishin gati, duke treguar se do të përdoreshin në një moment të caktuar’’, deklaroi Hahn.

Ndërsa shefja e së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka deklaruar ’’Sundimi i ligjit duhet të mbrohet në vend. Nuk ka asnjë justifikim për çdo hap që e largon Turqinë nga kjo detyrë”. 

Një tjetër pikë që shqetëson diplomatët europianë janë edhe deklaratat e Erdoganit për rikthmin e dënimit me vdekje.  “Kjo do të ishte e papranueshme”, reagoi ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, kritik i hershëm i Erdoganit në Europë.

Nëse ambicia e Erdoganit do të konkretizohej, aspiratat për integrimin e Turqisë në Bashkimin Europian do të fundoseshin. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit