Grushti i shtetit në Turqi, raporti
i AI: Të burgosurit po torturohen

Grushti i shtetit në Turqi, raporti<br />i AI: Të burgosurit po torturohen
Turqia vazhdon që të goditet nga raportet e institucioneve ndërkombëtare pas reprezaljes që bëri pas grushtit të shtetit.
 
Amnesty International ngre alarmin se Turqia ka torturuar qindra njerëz të paraburgosur pas grusht shtetit të dështuar më 15 korrik.
 
“Të burgosurit në kushte çnjerëzore janë rrahur dhe torturuar në qendra paraburgimi zyrtare dhe jo zyrtare” thuhet ndër të tjera në raportin e Amnesty International.
 
Nga grushti i shtetit mbetëm mbi 300 persona të vdekur, ndërsa të plagosurit janë mbi 1500. Megjithatë Presidenti Erdogan nuk u mjaftua me kaq, pasi shkarkoi dhe arrestoi mijëra ushtarë, gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë të akuzuar për lidhje me Gulen për grushtin e shtetit.
 
Gjithashtu Erdogan ka urdhëruar mbylljen e 1043 shkollave, 1229 shoqatave humanitare, 19 sindikatave tregtare, 15 universiteteve dhe 35 institucioneve shëndetësore, të akuzuara për lidhje me Fetullah Gylen.  Por, Erdogan sërish nuk ndalet, pasi raportohet se ka shkrirë njësinë elitë të gardës presidenciale.
 
300 anëtarë të njësia elitë të gardës presidenciale janë arrestuar pas dështimit të tentativës së grushtit të shtetit.  Duke përfituar nga gjendja e jashtëzakonshme Presidenti Erdogan po bën gjithçka duke u hakmarrë mbi kundërshtarët në pritje të përgjigjes për ekstradimin e Gulen nga SHBA.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot