Ndërsa presidenti Erdogan i është rikthyer mbështetësve të tij duke sulmuar imamin Fetullah Gulen. Ai deklaroi këtë mëngjes se është gati ta rivendosë dënimin me vdekje, nëse populli e dëshiron një gjë të tillë. “Nuk mund të bëhet veshi shurdh përpara kërkesave të popullit. A mos vallë Amerika vetë nuk e ka dënimin me vdekje. Apo Rusia? Apo Kina? Apo shtete të tjera anembanë botës? Të vetmet që nuk e kanë dënimin kapital janë vendet e Bashkimit Europian”, tha Erdogan.
Ndërsa për një intervistë për CNN Erdogan u shpreh se ka shpëtuar për mrekulli pasi nëse do të qëndronte 15 minuta më shumë ne Marmaris do të kapej dhe do të vritej. Ndërkohë pavarsisht presionit të BE dhe SHBA ne vend vijojnë përndjekjet, deri me tani janë arrestuar më shumë se 9300 persona mes tyre edhe keshilltari i presidentit, 13 mijë zyrtarë të larguar,8 mijë policë të shkarkuar cka sipas komisionerit Hahn ishte një listë e paracaktuar dhe e paramenduar.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com