Grushti ndaj arbitrit, Federata Turke përjashton përjetë ish-presidentin e Ankaragucu

Grushti ndaj arbitrit, Federata Turke përjashton përjetë ish-presidentin e Ankaragucu

Goditja e arbitrit

Ish-presidenti i Ankaragucu në Superligën e Turqisë në futboll, Faruk Koca është përjashtuar përjetë nga futbolli. Ai dha dorëheqjen pasi goditi me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler pas barazimit 1-1 të skuadrës së tij me Rizespor në Superligën turke të hënën mbrëma. Bordi i Federatës në Turqi vendosi gjithashtu që Ankaragucu do të paguante gjobë dhe do të luante pesë ndeshje pa tifozë.

Faruk Koca është dënuar me pezullim të përhershëm nga Federata Turke e Futbollit (TFF) pasi u arrestua për goditjen me grusht të arbitrit në fund të ndeshjes me Rizespor.

Bordi i TFF vendosi gjithashtu që Ankaragucu do të paguante një gjobë prej dy milionë lirash (54,000 dollarë) dhe do të luante pesë ndeshje në shtëpi pa tifozë si rezultat i trazirave që përfshinin tifozët dhe zyrtarët e klubit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash