Grushti në Turqi,Rama:I lumtur
që populli dhe qeveria ia dolën

Grushti në Turqi,Rama:I lumtur<br />që populli dhe qeveria ia dolën
Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar sot pas grushtit të Shtetit në Turqi, ku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se është i lumtur që populli turk dhe qeveria dolën me sukses nga një natë e vështirë.

Nga grushti i shtetit në Turqi humbën jetën 90 persona, u plagosën 1100 të tjerë, ndërkohë që në pranga kanë rënë 1563 ushtarakë.

Ngjarja ndodhi në diza zona të Turqisë, ku autoritetet ndërhynë për të parandaluar marrjen e pushtetit me dhunë.

Ja statusi i tij në Facebook
I lumtur për popullin vëlla të Turqisë dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan për daljen me sukses të plotë nga një natë tejet e vështirë!

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)