Krahas “Grand Theft Auto VI” që u publikua më 19 nëntor, Rockstar Games ka përgatitur edhe një album me muzikë origjinale për videolojën. Sipas Rolling Stone dhe NME, mes artistëve që kanë kontribuar në album është edhe Dua Lipa, me një këngë të re solo të titulluar “Go Easy”.

“Go Easy” figuron si kënga e shtatë në listën që qarkulloi para daljes së lojës. Në të përfshihen edhe Lana Del Rey, Zara Larsson, Travis Scott, Cardi B dhe kitaristi i Rolling Stones, Keith Richards. Rockstar ka konfirmuar se albumi përmban 34 këngë origjinale, ndërsa përfshirja e Dua Lipës është raportuar nga mediat muzikore.

Albumi, i realizuar në bashkëpunim me Atlantic Records, është menduar të pasqyrojë atmosferën e Vice City-t, qytetit imagjinar të frymëzuar nga Miami ku zhvillohet loja. Ai u njoftua për të njëjtën ditë me daljen e GTA 6, në platformat muzikore dhe në edicione të kufizuara në vinil e CD.


Lajmi kryesor:

GTA 6 del pas 13 vitesh, fansat marrin pushim nga puna për të luajtur! Mbi 17 milionë kopje të shitura