Presidenti amerikan Barack Obama do të prezantojë këtë të martë në Kongresin Amerikan planin e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit për mbylljen e burgut të Guantanamos.
Mbyllja e burgut ishte premtuar nga Obama që në vitin 2008 dhe tani duket se do të bëhet realitet përpara përfundimit të mandatit të tij presidencial.
Në burgun e Guantanamos i cili ndodhet në ishullin Kuba gjenden ende 91 të burgosur dhe personeli me rreth 2000 civilë e ushtarakë.
Burgu do të mbyllet për shkak të kosotove të larta dhe faktit se përdoret për propagandën e ekstremizstëve islamikë për të rekrutuar ndjekësit e tyre. Detajet mbi mbylljen e tij do të jepen nga Obama gjatë Kongresit.
Një pjesë e të burgosurëve do të transferohen në shtete të tjera, ndërsa ata më të rrezikshmit do të dërgohen në një burg në tokën amerikane.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com