Guardia di Financa arreston korrierin
shqiptar të drogës

Guardia di Financa arreston korrierin<br />shqiptar të drogës
Në orët e para të mëngjesit të sotëm  është finalizuar një operacion i organizuar nga forcat operacionale të Guardia di Financa të Xhenovës, në rrugën “Sardenjë”, ku një autoveturë me targa italiane, pavarësisht se sinjalistika rrugore nuk e lejonte kalimin, nuk e respektoi dritën e kuqe të semaforit.
 
Kjo arsye ka bërë të mundur ndalimin e saj nga një patrullë e Guardia di Financës.
 
Qëndrimi serioz i drejtuesit të mjetit me origjinë shqiptare, ka ngjallur dyshime dhe detyroi të kryhej kontrroll i automjetit.
 
Ekipi i Guarda di Financa ka futur në veprim edhe qentë antidrogë të cilët arritën të zbulonin në dyert e makinës 4 pako me heroinë me peshë 2.3 kg.
 
Ndërkohë shqiptari që udhëtonte me automjet u arrestua në flagrancë dhe më pas u dërgua në burgun Genova-Marassi.
 
Menjëherë pas marrjes në pyetje hetuesit gjykojnë  se ai është pjesë e një rrjeti tregtimi të drogës ku kryesisht kryen rolin e korrierit shpërndarës në territorin italian.
 
Ndërkohë gjatë një kontrrolli tjetër të befasishem në rrugën e aeroportit u arrit të ndalohej një trajler dhe  pas kontrrolit me qentë e drogës u bë i mundur zbulimi i dyfishtë brënda dyshemesë 27 pako brum hashash me peshë të përgjithshme prej 294 kg. Të dy shoferët ishin nga Campania. Ata u arrestuan në flagrancë dhe u dërguan në burgun e Marassit në Gjenovë.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar