Guardia di Finanza dhuron dy anije, Vengu: Forcim i sigurisë kufitare dhe luftës kundër trafiqeve

Guardia di Finanza dhuron dy anije, Vengu: Forcim i sigurisë kufitare dhe luftës kundër trafiqeve

Foto nga dhurimi i anijeve “Vedeta 2000”

Dy anije të klasit “Vedeta 2000” i shtohen flotës së shtetit shqiptar, duke shtuar kapacitetet në angazhimin e përbashkët për forcimin e sigurisë kufitare dhe luftën kundër trafiqeve dhe kontrabandës.

Anijet u dhuruan për Policinë Kufitare Shqiptare nga Guardia di Finanza italiane dhe Misioni Interforza.

Në ceremoninë e mbajtur në Portin e Durrësit ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu si dhe komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza-s, Andrea De Gennaro.

Vengu në fjalën e tij, bëri të ditur se dhurimi i dy anijeve nga Guardia di Finanza është dëshmi e bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme nga partnerët italianë në funksion të rritjes së kapaciteteve të policisë dhe forcave të armatosura shqiptare.

“Prej korrikut të vitit të kaluar nën drejtimin e dy kryeministrave, Ramës dhe Melonit, një ekip i përbashkët i përbërë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme së bashku me partnerët tanë në bregun tjetër të Adriatikut, kemi mundësuar dakordësinë e një protokolli rritjesh kapacitetesh për Policinë e Shtetit dhe FA”, tha Vengu.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, theksoi ministri, Italia do të dhurojë edhe 2 njësi lundruese për Rojën Bregdetare dhe një njësi luftarake për Forcën Detare.

“Vazhdimësi e angazhimit të dy qeverive për forcimin e sigurisë kufitare dhe luftën kundër trafiqeve, pasi këto anije do të luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtje të kufirit detar dhe sigurinë e shtetasve shqiptarë e italianë, si dhe turistëve që vizitojnë bregdetin tone”, u shpreh Vengu.

Kjo i shërben, shtoi ai, edhe rritjes së sigurisë në rajon.

“Është padyshim e nevojshme që Shqipëria të marrë përgjegjësi të reja sa i përket sigurisë lundrimore, luftës kundër trafiqeve dhe tërësinë e integritetit të hapësirave tona detare qoftë në Jon qoftë në Adriatik.

Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza-s, Andrea De Gennaro, u shpreh se misioni i Guardia di Finanza në Shqipëri është më i gjatë.

“Konsiderohet si misioni më i gjatë në historinë e Guardia di Finanza që dukshëm ka zgjeruar me kalimin e kohës aktivitetin e tij. Tashmë edhe përmes përdorimit të avionëve të pajisur me sensorë të një teknologjie të lartë, bashkëpunim që ka konsistuar në arritjen e rezultateve të një niveli të lartë në frontin e parandalimit të trafikut të paligjshëm përmes detit të lëndëve narkotike, kontrabandës së duhanit të prodhimit të jashtëm dhe emigrimit të paligjshëm”, tha ai.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi thotë se nuk u ftua në nismën për bashkëpunim ushtarak të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Mali i Zi thotë se nuk u ftua në nismën për bashkëpunim ushtarak të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë