Guardiola gjobitet 20 mijë stërlina,
shkel rregullat e Federatës Angleze

Guardiola gjobitet 20 mijë stërlina,<br />shkel rregullat e Federatës Angleze<br>
Pep Guardiola gjobitet me 20 mijë stërlina, sepse kishte vendosur një simbol të pavarësisë së Katalunjës gjatë një ndeshje të FA Cup, duke shkelur rregullat e Federatës Angleze të Futbollit.

Martin Glenn, drejtori ekzekutiv i FA u tregua shumë i ashpër ndaj trajnerit të Manchester Cityt duke thënë: “Nuk mund ta pranojmë. Futbolli duhet të qëndrojë jashtë çdo pretendimi politik. Nuk duam që futbolli ynë të tregojë simbole të tilla. Ajo fjongo e vendosur nga Guardiola manifeston pavarësinë e Katalunjës dhe kjo është e qartë”.

Gjithsesi, Pep Guardiola do të vazhdojë ta vendosë fjongon e verdhë në ndeshjet e Champions League ku nuk ka penalizime të këtij tipi.

“Nëse UEFA, FIFA ose Premier League duan të më dënojnë për këtë gjë, le të vazhdojnë ta bëjnë. Të mos harrojmë se ata që janë burgosur kanë kërkuar vetëm të votojnë. E vendos këtë fjongo veçanërisht për dy persona që kanë mbrojtur të drejtën e votës. Por, për të qenë në burg duhet të kesh bërë diçka të rëndë. Deri sa të jenë atje, do të kenë gjithë mbështetjen time”, tha Pep Guardiola.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion