Trajneri i Manchester City Pep Guardiola ka dalë kundër zhvillimit të ndeshjeve në periudhën e festave të fundvitit. Spanjolli i ka cilësuar si shkatërrim për lojtarët, por është shprehur i vetëdijshëm se deklarata e tij nuk do të ndryshojë realitetin.

“Ndeshjet në periudhën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri janë një shkatërrim për futbollistët” deklaroi Guardiola.

Manchester City po zhvillon një super edicion në Angli duke kryesuar bindshëm, ndërsa pritet nëse do të shkojë deri në fund në Champions League. 

dy.b/shqiptarja.com