Guardiola për kalimin te Juventusi: E kam shpirtin blu, Anglia vendi më i mirë në botë për të drejtuar

Guardiola për kalimin te Juventusi: E kam shpirtin blu, Anglia vendi më i mirë në botë për të drejtuar

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola

Pista e Maurizio Sarri-t është zbehur disi për stolin e Juventusit ditët e fundit pasi më shumë kuota ka fituar Pep Guardiola. Gjithsesi edhe ky i fundit në një intervistë për faqen zyrtare të Manchester City-t ka lëshuar mesazhe dashurie për klubin.

“Nuk ka vend më të mirë në botë se Anglia për të qenë trajner. Kam bërë të njëjtën punë në Spanjë dhe Gjermani, por këtu është ndryshe. Në Itali nuk e kam provuar por mendoj se është diçka e ngjashme. Në këto vende nëse nuk fiton, vërshëllehesh.”

Ndërkohë i pyetur për të ardhmen Guardiola përgjigjet: “Unë kam shpirt blu. Më e mira akoma nuk ka ardhur”.

Fjalë këto të teknikut spanjoll që tregojnë qartë se ai nuk e ka në plan për të lëvizur. Gjithsesi mbetet për t’u parë, pasi jo rrallëherë ka ndodhur që deklarat të tilla të sfumohen brenda pak kohësh.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025