Në Itali ‘bomba’ është plasur nga agjencia e lajmeve AGI, e cila ka raportuar se pas një investigimi është zhbuluar se trajneri i ardhshëm i Juventusit do të jetë Pep Guardiola. Agjencia e shtypit italian shkruan me bindje se marrëveshja është për katër vitet e ardhshme dhe spanjolli që aktualisht drejton Manchester City-n do të marrë 24 mln euro në sezon.
Gjithashtu sipas këtij burimi kontrata do të firmoset me 4 qershor, ndërsa prezantimi i trajnerit do të bëhet 10 ditë më pas. Një datë që korespondon edhe me lajmërimin e Juventusit, që me datë 14 qershor “Allianz Stadium” do të jetë i mbyllur për arsye komerciale. Për të parë vertësinë e këtij lajmi që ka marrë dhenë duhet të presim edhe pak ditë, por tifozët e Juventusit në të gjithë botën kanë filluar të ëndërrojnë.