GUATEMALË - Qeni që tani i është vënë nofka fatlumi, ka arritur të mbijetojë pas rrëshqitjeve të dheut dhe kaosit të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në Guatemalë, ku kanë mbetur të vdekur rreth 50 persona.
Qeni fatlum nuk u dorëzua kurrë nga shpresa i groposur nëntokë, lehu vazhdimisht në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e ndonjë njeriu që ta gjente.
Qeni mbeti i groposur në fshatin Joya Grande, në veri-perëndim të Guatemalas, pas shkarjeve të dherave.
Pas 18 orësh, një grup shpëtimi me ushtarë kanë arritur të gjejnë qenin. Ekipi u shpreh se ishin duke kërkuar për njerëz kur gjetën qenin dhe arritën ta shpëtojnë.
Përveç tronditjes dhe dehidratimit qeni nuk kishte pësuar asnjë dëmtim tjetër. Ai u dërgua në një qendër për kafshët.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com