SAN MARKO- Një termet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi të mërkurën brigjet e Guatemalës dhe rajonin e San Marcos. Pamjet televizive treguan trupat e të mbeturve nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara ndërsa shumë qytetarë ishin të përfshirë në panik.

Zyrtarët deklaruan se deri më tani raportohen së paku 48 të vdekur nga ky termet dhe mes tyre ka shumë fëmijë. Shefi i Kryqit të Kuq thotë se dhjetra banesa janë shkatërruar në qytetin e San Marcos. Presidenti Otto Perez udhëtoi me helikopter drejt zonave të prekura ndërsa autoritetet e emergjencës po përpiqen të sigurojnë furnizimin me ujë dhe elektricitet.

"Po bëjmë maksimumin për të siguruar linjat e furnizimit me energji, ujë dhe ushqime në San Pedro dhe San Marcos", u shpreh Presidenti. Mijëra efektivë të forcave ushtarake janë angazhuër në këto zona ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkim shpëtimit. Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në El Salvador, Mexico City ndërsa epiqendra ishte në jug të Guatemalës.

Termeti konsiderohet më i fuqishmi që godet Guatemalën që prej atij me magnitudë 7.5 në vitin 1976 ku humbën jetën 20 mijë persona.

Redaksia online
(sg/dm/shqiptarja.com)