Deniz Klironomi, trafikanti i shumëkërkuar që u arrestua në Kolumbi njihej edhe me identitete të tjera si Deniz Xhija dhe Deniz Floriu. Gjithashtu mbante nofkën “Gucci”. Përveç lidhjes me trafikun e drogës dhe vrasje e mbetur në tentativë, dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani, rreth 8 vite më parë.
Bëhet fjalë për Renato Hamzën, i njohur edhe si Reni i Elbasanit në botën e muzikës. Në shkurt të vitit 2020, emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv ka zbuluar detaje nga zhdukja e tij, i cili herën e fundit ishte takuar me 2 persona nga Shijaku, Indrit Shaqja dhe Denis Xhija. Megjithëse rezulton i përfshirë në rrjetin e prostitucionit, nuk ka të dhëna se Renato mund të jetë vrarë për këtë arsye.
Takimi i tij me Denisin dhe Indritin
Në orën 8 të mbrëmjes, ka takuar dy djemtë nga Shijaku. Ai nuk e njihte Denisin, por Indriti ka bërë prezantimin e tyre. Indrit Shaqja ishte veshur me bluzë bojëqielli, me pantallona treçerekshe, me shapka dhe me një çantë të hedhur krahëve ndërsa pranë tij kishte Denisin. Rreth 15 minuta pas takimit me ta, telefoni rezulton i fikur.
Indrit Shaqja dhe Denis Xhija, kanë deklaruar për uniformat blu se janë takuar me Renato Hamzen mbrëmjen e 29 qershorit ne Elbasan dhe kane udhëtuar së bashku me makinë brenda për brenda Elbasanit dhe diku rreth orës 22:30 e kanë zbritur po ne unazën e këtij qyteti, jo shume larg vendit ku e morën. Fatkeqësisht, ne atë zone nuk ka pasur asnjë kamer sigurie për ta vërtetuar këtë gjë dhe te dy janë lënë të lirë nga policia.
Rrëfimi i nënës
Në emisionin ‘Pa Gjurmë’, e ëma tha se i biri nuk ka qenë asnjëherë në Shijak. Sipas saj në 2013 ka bërë një klip muzikor në Durrës në verë. Ndërsa Indritin e kishte klient. Nëna në rrëfimin e disa e bërë në studion e emisionit “Pa Gjurmë”, teksa përlotet thotë se Renato nuk njihej me, Denis Xhijën, ndërsa Indriti Shaqja ishte një njohje e vjetër pasi ai ishte një klient në lokalin ku këndonte Renato.
“Më tha sapo të pi një kafe. Me Renaton nuk kishte konflikte. Renato tha se indriti nga Shijaku do ti sillte dy pronarë lokalesh. Djali frekuentonte shumë në Durrës në çdo qytet. Nuk njihte personin tjetër. Ai e ka marrë gjithë ditën në telefon. Doli për respekt” tha nëna.
Nëna thotë se pas zhdukjes së të birit, Indriti është shoqëruar në polici ndërsa hedh të njëjtat akuza për ish-të dashurën e tij Radonën.
“Indriti u shoqërua në polici dhe del me shefin e krimeve. Ky i fundit thotë se ky person nuk ka lidhje. Radona ish e dashura u strehua në Durrës kur u zhduk djali. Atje rrinin edhe Indriti dhe Denisi”-tha nëna.
Arrestimi i Deniz Klironomi, ‘Gucci’ shqiptar
Deniz Klironomi, i njohur me nofkën ‘Gucci’ dhe rezulton të jetë pjesë e grupit 'Los Pachenca', i cili merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh u arrestua në Kolumbi. Që në fund të vitit 2020, hetuesit nga policia e Dijin morën informacione se një trafikant droge kishte mbërritur në gjirin verior të Kolumbisë.
Sa herë hetuesit binin në gjurmët e tij, zhdukej sepse ndërronte thuajse çdo muaj vendndodhjen. Kjo zgjati për 7 muaj derisa policia arriti në një apartament në Barranqiulla ku jetonte shqiptari.
Për një javë, 45-vjeçari nuk doli as nga dritarja derisa efektivët ia dolën që të marrin një fotografi të një tatuazhi në krahun e tij të majtë dhe të arrinin ta identifikonin e ta arrestojnë. Sipas mediave të huaja, ai porositi njerëzit e tij në Rumani dhe Shqipëri dhe kishte paguar para që të mos e ekstradonin.
Prandaj nuk duhet te ikim Shqipetaret cdo dit me gomone ta din se cfar humbin Boren me Donaldin Satelitet etj…
PërgjigjuTipik pellazg ky race ariane. Keto pune se kan te gjat.
Përgjigju