TIRANE- Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, zhvilloi sot një takim me Presidenten e Federatës Botërore të Shoqatave të Guidave Turistike, Felicitas Wressing. Gjatë takimit, presidentes së guidave turistike ju prezantua një panoramë e reformave të ndërmarra nga Ministria e Turizmit, ku specifikohet certifikimi i grupi të parë të udhërrëfyesve turistikë.
“Unë i konsideroj udhërrëfyesit turistikë si ambasadorët më të mirë të vlerave kulturore dhe historike të vendit. Në pranverën e këtij viti ne certifikuam grupin e parë të udhërrëfyesve turistikë kombëtarë dhe lokalë, të cilët ndoqën një trajnim 3- mujor falë një bashkëpunimi me profesorë të nderuar. Ne mbetemi maksimalisht të angazhuar për të vendosur kritere të qarta dhe standarde ndërkombëtare për të gjithë personat që kanë dëshirë të ushtrojnë profesionin e udhërrëfyesit turistik, ndaj dhe në ligjin e ri “Për Turizmin”, certifikimi i udhërrëfyesve turistikë zë një pjesë të rëndësishme”, u shpreh ministrja Gjermeni.
Gjatë takimit u diskutua dhe për plane konkrete mbi bashkëpunimin në të ardhmen ndërmjet Shqipërisë dhe WFTGA.
Presidentja e Federatës Botërore të Shoqatave të Guidave informoi mbi organizimin e një trajnimi shtatëditor në Shqipëri në 2015.
Ky trajnim do të organizohet në bashkëpunim me shoqatën Kombëtare të Guidave Turistike dhe do të shërbejë si një model i mirë për rritjen e profesionalizmit, etikës në udhërrëfim, dhe mbi të gjitha të komunikimit me vizitorët e huaj dhe vendas.
Nesër do të zhvillohet Konferenca e parë Kombëtare e Udhërrëfyesve Turistikë në Shqipëri.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com