Gulen: Erdogan i helmuar nga
pushteti, pendohem që i kam besuar 

Gulen: Erdogan i helmuar nga<br />pushteti, pendohem që i kam besuar 
Gulen u shpreh se gjatë fushatës elektorale të vitit 2012 partia e Erdogan ishte më bindëse sa i përket përpjekjes që Turqia të ishte pjesë e BE.

Sipas tij gjatë mandatit të parë presidenti aplikoi disa reforma demokratike por më pas pushteti i zgjatur e helmoi atë dhe anëtarët e partisë.

“Nëse do të ishte një tjetër parti do ta mbështesja. Tani e kuptoj se i dhashë shumë besim dhe pendohem që u tregova i sinqertë” u shpreh Imami.

Sa i përket çështjes së përfshirjes në grushtin e Shtetit dhe mbështetësve të tij Gulen u shpreh se nëse personat që e ndjekin apo lexojnë diskutimet e tij kanë marrë pjesë në grushtin e Shtetit atëherë kjo është një tradhëti ndaj vlerave që ai përfaqëson.

Imami u shpreh i bindur se lëvizja e tij Hizmet ka marrë mbështetjen në shumë prej shteteve të botës edhe pse ka lindur në Turqi. 

Pjesë e intervistës ishte dhe vendimi i Erdogan për kthimin e dënimit me vdekje aq shumë i kritikuar nga Bashkimi Europian dhe mundësitë e Turqisë për t'u bërë pjesë e Unionit.

Gulen u shpreh se të qenurit pjesë e BE është mënyra më e mirë që vendi të qëndrojë demokratik dhe të mbrohen të drejtat themelore.

Sipas tij Europa mund të ndikojë pozitivisht mbi Turqinë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë