TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje nga kantieret e Rilindjes Urbane nga Veriu në Jug. Edi Rama shkruan se punë po vijon pa pushim dhe se gur gur bëhet mur.

"Kantieret e rilindjes urbane nga unaza e Bajram Currit në unazën e re të Konispolit, nga rruga e Thethit në Kalanë e Tepelenës dhe Lungomaren e Sarandës, nga rrugët e fshatrave të Malësisë së Madhe, Elbasanit, Beratit e Përmetit deri tek Lungomarja e Durrësit dhe me radhë, ku punohet punohet pa pushim për Shqipërinë që duam. Gur gur bëhet mur"  thotë kreu i qeverisë.