Gurabije me gjalpë pa vezë dhe pa fryrës
Përbërësit:
- 150 gr gjalpë i zbutur
- 80 ml vaj luledielli
- 100 gr sheqer pluhur
- 2 lugë gjelle niseshte
- 400 gr miell
Përgatitja:
Rrihni gjalpin me sheqerin pluhur derisa të bëhen krem. Shtoni vajin e lulediellit dhe përziejini mirë. Shtoni niseshtenë dhe përziejeni sërish. Hidhni miellin gradualisht derisa të formohet një brumë i butë dhe i njëtrajtshëm. Formoni gurabijet sipas dëshirës dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekjeje. Me një pirun krijoni vijat karakteristike sipër. Piqini në furrë të parangrohur në 170°C për rreth 15–20 minuta, derisa të marrin vetëm pak ngjyrë të artë në fund. Pasi të ftohen, spërkatini me sheqer pluhur.
Komente











