TIRANË - Viktor Gushi, 37 vjeç përgjatë ditës së sotme ka pranuar autorësinë e dhjetra grabitjeve të tjera. Gjatë orëve të pasdites ai është dërguar edhe në herë në vendin e ngjarjes, krimi i tij i fundit ku ka rindërtuar të gjithë skemën e ngjarjes tragjike.
Me qetësi Gushi ka pranuar të bashkëpunojë me policinë e shtetit, duke u treguar I gatshëm të tregojë me detaje se si arriti të hyjë në bankën NBG. “Kisha mbetur pa lek, - ka treguar ai - dhe më nevojiteshin jo vetëm për qiranë e shtëpisë por edhe për të ngënë dhe luajtur në llotot sportive”.
Ndërkohë që gjatë marjes në pyetje në prani edhe të prokurorëve, Viktor Gushi ka pranuar dhe dhjetëra grabitje të tjera. Kjo ka surprizuar anëtarët e grupit hetimor, pasi një seri ngjarjes që ishin mbuluar nga pluhri dhe që qëndronin në kartotekë të pazbardhura, duket se tashmë kanë një autor,44 vjeçarin Viktor Gushi. Pritet që ditën e Dielë Gushi të dalë para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë të arrestit në burg. Ndërkohë që komshinjtë dhe pronari i shtëpisë tregojnë se Gushi, se gjithmonë e kishin parë të vetëm. Ai paguante vetëm 100 mijë lekë të vjetra në dhomën gansionere dhe kishte 5 muaj që jetonte në zonën e “Don Boskos’. Ndërkohë që për policinë ai njihej me nofkën Njeriu i së Premtes, për shkak se grabitjet i kryente gjithmonë ditën e fundjavë. Kohët e fundit Gushi kishte ndryshuar skemën, duke u shfaqur vetëm në ditët e para të javës të Hënën ose të Martën.

DEKLARATA E PLOTE PAK MINUTA PAS ARRESTIMIT

Kur ke vrarë argjendarin këtu ke qenë me shtëpi?
Jo, skam qenë këtu. Se këtu kam qenë 4 -5 muaj?

Këto atlete ka pasur atje? I ke larë?
Po, po i kam larë dhe i kam pastruar.

Po s’të dhimbsen ata që vret..?
(Gushi bën sikur se ka mendjen...)

Po të argjendaria cfarë ndodhi?
I thashë mos lëviz. Ai u cua dhe iku te cepi dyqanit dhe mbante gjithmonë një dorë ulur. Unë e qëllova dhe kur kam ikur unë të kryqëzimi erdhi policia.

A erdhe prapë ti aty?
Jo nuk erdha më.

Po te Raiffesisen nuk u ktheve?
Jam larguar menjëherë. Ikja rrugës 200 – 300 e shikoja mos kishte kamera. Po këtë kamera se kam parë...

Vetëm ishe? Vetëm vepron...
Vetëm, vetëm.

Po te kjo banka ke hyrë edhe ca ditë më parë?
Jo jo, fare..

Pse e qëllove nga jashtë rojen e bankës?
E dija që ishte armatosur rëndë. Dhe kishte një si shkop. Dhe mendova që mos hyja brenda pa e plagosur...

Kishe ditë që e ruaje?
Po nja një muaj. Se pa e studiuar një muaj unë nuk veproja.

Pistoletën pa dorashkë e mbaje?
Po, po pa dorashkë.

Po alkol, drogë përdor?
Jo, jo...

Po atë që e plagose?
Ajo më tha “Maskara. Erdhe ti maskara?”

Dhe ti u ofendove?
Jo, jo se u ofendova, por...Dua lekë i thashë, mbushe qesen...

Te kjo që ia mbështete pistoletën te ija,.. nuk të shkrepi arma?
Aty unë i thashë “Më jep leke”, dhe ajo doli cik mënjanë dhe mi dha...


Ty kush të përgjigjej keq e fiksoje?
Po kush përgjigjej keq, veprim i keq....

Po kësaj që i gjuajte te nofulla..?
Ajo më tha: “Erdhe ti maskara” dhe shypi një butoni..


Përdorje kapele...?
Unë përdorja një bluzë, e qepja dhe e bëja maskë...

Të njëjtat qese ke përdorur?
Jo, jo i ndërroja..por si mbajt mend të gjitha...

Pse i bëje të premteve?
Sepse e kisha shans për veten time...

Kur je qethur..?
Ka nja dy muaj...

Armën tjetër, ku e ke hedhur?
E kam hedhur në Lanë, te ura e vogël, te Ekspozita...Ka nja një vit e gjysëm, Zastava e vogël...


DËSHMITARËT: U ARRESTUA NË LOKALIN KU LUANTE
Viktor Gushi ulej nw një tavoline dhe tentonte fatin me lloto sporti. Pronari i lokalit tregon për Vizion Plus se prej tre muajsh Gushi ishte klient i rregullt. Sipas tij ai ishte pashoqërueshëm, i heshtur, por edhe i dyshimtë sepse gjithmonë fitonte. Dyshimet tek pronari i lokalit u shtuan kur Viktor Gushi ditët e fundit këmbëngulte te shihte lajme. Rreth orës 18 të së enjtes, katër agjente të policisë e arrestuan pa bërë rezistence.
Viktor Gushi asnjëherë nuk tregonte origjinën e tij ose jepte informacione te ndryshme. Një nga shitëset fare pranë garsonierës ku ai jetonte prej disa muajsh me qera tregon se ai ishte ishte klient i rregullt, por blinte vetëm buke dhe kos. Të zotët e shtëpisë që kishin lëshuar me rreth 10 mije lekë qera në muaj garsioneren për Viktor Gushin kanë refuzuar te flasin. Por natyrisht përtej Tiranës, ne lagjen Dukas te Patosit ku ka jetuar para 15 vjetësh familja e tij janë shokuar nga ngjarja. Banorët e pakte qe kane pranuar te flasin thonë se nuk e kanë njohur autorin por vlerësojnë familjen e tij. Nga profili i tij në rrjetin social Facebook, autori i dy vrasjeve dhe një sere grabitjesh shfaqet si adhurues i femrave, tregon një histori ku shfaqet i dhunshëm me vellain e tij, ndërsa një poezi dashurie e ka publikuar për një vajze. Sipas dëshmitarëve Viktor Gushi u arrestua rreth orës 18 të së enjtes në lokalin e lagjes, por policia e bëri publik aksionin 4 orë më pas ku e kishte zhvendosur personin ne garsonierën e tij.

(aq/shqiptarja.com)