Gusht 2015, të ardhurat në
buxhet u rritën me 96 milionë $

Gusht 2015, të ardhurat në<br />buxhet u rritën me 96 milionë $
TIRANE- Gjatë periudhës janar-gusht 2015 janë grumbulluar në arkën e shtetit 96 milionë dollarë krahasuar me një vit më parë. E dhëna vjen përmes treguesve buxhetorë të konsoliduar, të publikuar dje nga Ministria e Financave, ku bie në sy se në total të ardhurat buxhetore janë 4.9% më të larta (ose 11.6 miliardë lekë më shumë) krahasuar me periudhën janar-gusht të nujë viti më parë.

Peshën kryesore në këtë rritje e zënë të ardhurat tatimore, të cilat janë shtuar me rreth 80 milionë dollarë krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që zëri “nga tatimet e doganat” ka shënuar një rritje prej 2.3%, duke kontribuar me rreth 30 milionë dollarë më shumë në buxhet. Rritje të dukshme prej 19.8% ka shënuar edhe tatimi mbi fitimin, të ardhurat prej të cilit janë shtuar me më shumë se 20 milionë dollarë krahasuar me 2014.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar