Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi takim me Drejtorin e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit pranë Sekretariatit të Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike.
 
Takimi u zhvillua  në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me Drejtorin e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit pranë Sekretariatit të Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO), me Ambasador Raymund Furrer, si dhe Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri,Christoph Graf.
 
Ky takim është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimin të Bankës së Shqiprërisë me Qeverinë Zvicerane.
 
 Guvernatori Sejko theksoi se ky bashkëpunim i ka ofruar asistencë Bankës së Shqipërisë si në procesin kërkimor, ashtu dhe në procesin e vendimmarrjes, duke zhvilluar modelet e analizës dhe të parashikimit, përmes implementimit të modeleve të reja dhe përmirësimit të politikëbërjes.
 
Ambasadori Raymund Furrer njoftoi të pranishmit se parlamenti zviceran ka miratuar fondin për vazhdimin e programit të mbështetjes së bankave qendrore dhe se Shqipëria do të vazhdojë të jetë pjesë e programit të SECO-s.
                                                                                                                                                               
Sejko falënderoi Qeverinë Zvicerane për mbështetjen dhe bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm.

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com