
Guvernator i administratës rajonale të Kharkiv tha se në 24 orët e fundit rajoni i Kharkiv është sulmuar 46 herë dhe është goditur nga 280 fishekë të shumëfishtë raketash Grad.
Sipas tij forcat e armatosura ukrainase janë në gjendje të rezistojnë, ndërsa nga zonat Rogan, Chuguiv dhe Dergaci ushtarët ukrainas përpiqen të zmbrapsim armikun.
“Në 24 orët e fundit ushtria jonë ka arritur të përvetësojë shumë mjete ushtarake ruse, duke përfshirë radio dhe mjete interferenci elektronike që tani do të jenë të dobishme për ushtrinë tonë" tha guvernatori Synegubov.
Lajmi kryesor:
Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur












