Guvernatori i Odessas: Anija ruse goditet në Detin e Zi

Guvernatori i Odessas: Anija ruse goditet në Detin e Zi

Forcat ukrainase dëmtuan një luftanije ruse në Detin e Zi me një sulm me raketa. Konfirmimi vjen nga guvernatori i Odessa, Maksym Marchenko. 

"Raketat Neptun shkaktuan dëme të mëdha në anijen ruse. Lavdi Ukrainës!" shkroi Marchenko në Telegram. 

Këshilltari i presidentit ukrainas, Oleksiy Arestovych tha se "ka një surprizë për flamurin e flotës ruse të Detit të Zi", Moskva. 

"Për momentin është duke u djegur dhe me detin e stuhishëm nuk dihet nëse do të mund të marrin ndihmë. Janë 510 anëtarë të ekuipazhit," tha ai në një transmetim në YouTube, shkruan La Repubblica.

Nuk ka asnjë konfirmim nga ushtria ruse për sulmin. Anija Mosvka është e njohur sepse në fillim të luftës, pasi kishin urdhëruar dorëzimin e 13 ushtarëve ukrainas që ruanin ishullin e Gjarpërinjve.


Lajmi kryesor:

Moska e pranon: Anija ruse që u godit nga Kievi u fundos! Rusia akuzon ukrainasit për bombardimin e fshatrave ruse, ata e mohojnë! Biden: Gati të shkoj në Kiev


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike