Guvernatori i Puglia-s i jep Çmimin 'Rrënja e Puglia-s' kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Në fjalën tij guvernatori Michele Emiliano ka ktheyr në vëmendjen e të gjithëve momentet e para pas mbërritjes së emigrantëve të parë në Brindisi dhe ka vlerësuar mbi të gjitha kontributin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në zhvillimin e vendit. Duke i dhënë atij çmimin Rrënja e Puglia-s, duke e quajtur me shkak edhe si një qytetar të Puglia-s me origjinë shqiptare. 

"Rreziku me fjalët është ndonjëherë përdorimi i tepërt e tyre, mospërputhja e asaj që thuhet dhe asaj që behët. Por në këto 30 vite ne kemi arritur të mbajmë fjalën tonë. Atë ditë kur shqiptarët mbërritën , unë isha në prokuror në Brindisi. Rrugët ishin mbushur me njerëz të lumtur që kishin arritur në përfundim të një rrugë tejet të vështirë. Shihja qytetarë të Brindisit me ushqime në duar që u jepnin atyre që kishin nevojë, që kishin vetëdijen që çdo gjë ishte e drejtë. Në vizitën time të parë në Tiranë, me 20 karabinierë dhe eskortë vendase, Tirana dukej si vend I sapo dalë ngal lufta, dukeshin edhe gjurmët e traumës që kishin përjetëuar. Tanimë po të shohësh qendrën e Tiranës, sheshin Skënderbeu të ngjalle shumë emocion. Vetë këto 30 vite kryeministri Rama i cili e ka nisur çdo gjë si kryebashkiak ka ngjallur adhurim. Kryeministri Rama është nga ata njerëz që I ka treguar popullit se varfëria nuk mund të mposhtet nga shëmtimi I vendit. Kam ndjekur projektin e ngjyrave të Ramës që në kohën se nuk isha politikan. Rama  e urren Retorikën, që tani e ndjej se ai do më thotë se po më bezdis Michelle,  por unë e ndjej që duhen thënë këto gjëra. Të kam ndjerë gjithmonë afër, kur ke bërë atë që mund të bëje, duke na ndihmuar me popullin tënd gjatë pandemisë, kur ne u kapën në befasi kur na ndihmuat me mjekët. Për bashkëpunimet pas pandemisë dhe atë që ndodh më tej. Ti ndihesh dhe je puljez. Ti e ndje këtë rajon si pak të tjerë. Në bisedën që bëmë më parë e ndjejmë që t’i je pjesë e këtij komuniteti. Ky është një çmim që i jepet vetëm një qytetari të rajonit, por në këtë rast po bëjmë një përjashtim. Për të mbrojtur tokën time njëjtë si tokën.  Ne mënyrë të veçantë po i japim një çmim një puljezi me origjinë shqiptare. , tha Emiliano .

 


Lajmi kryesor:

30 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, Rama merr çmimin ‘Rrënjët e Puglias’! Di Maio: BE të mos e quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria është jashtë (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës