Guvernatori i ri, Majko paralajmëron
rrëzimin kandidaturës së Nishanit

Guvernatori i ri, Majko paralajmëron<br />rrëzimin kandidaturës së Nishanit
Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko ka paralajmëruar rrëzimin e kandidaturës së propozuar nga Presidenti Bujar Nishani për Guvernator të Bankës së Shqipërisë. Deputeti i Partisë Socialiste në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se Presidenti Nishani  nuk e ka herën e parë që nuk ka një komunikim normal me drejtuesit e mazhorancës.
 

“Është një ngjarje që ka ndodhur 24 orët e fundit, kam qenë në avion kur ka ndodhur kjo histori. Por mesa duket dikush tjetër në Presidencën e Republikës ka qenë në avion. E them në sensin ironik në trajtimin e këtij problemi. Nuk është hera e parë që te Presidenti i Republikës nuk vihet re një komunikim normal me drejtuesit e mazhorancës. Është një ide e mirë që Shqipëria ti hapë dyert për pozicionet e larta të institucioneve të saj një brezi emigrantësh. Duhet të kuptojmë se Shqipëria nuk jeton vetëm me shqiptarët e Shqipërisë, por me 1/3 e kombit të saj që pas viteve ’90 dolën jashtë kufijve të Shqipërisë për arsye më të ndryshme. Mendoj se duhet një reflektim në vazhdim. Unë nuk jam duke thënë ‘zh’, pra fjalën e fundit në këtë që sapo them, por mendoja se Presidenti do të ishte më mirëkuptues në gjithë këtë proçes të hapur për BSH”, deklaroi Majko.


  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim