Guvernatorja e Arizonës, fabrika tajvaneze e gjysmëpërçuesve po ndërtohet

Guvernatorja e Arizonës, fabrika tajvaneze e gjysmëpërçuesve po ndërtohet

Në fillim të këtij viti, gjigandi tajvanez i gjysmëpërçuesve ‘TSMC’ njoftoi se po vononte hapjen e një fabrike të gjysmëpërçuesve kompjuterikë në shtetin e Arizonës për shkak të mungesës së punëtorëve të specializuar. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Levi (Livaj) Stallings gjatë një vizite në Tajvan këtë javë, guvernatorja e Arizonës, Katie Hobbs, u tha zyrtarëve se në projekt po punohet sërish dhe nuk pritet të ketë vonesa të mëtejshme.

Gjatë takimeve me zyrtarët në Tajvan, Guvernatorja e Arizonës, Katie Hobbs tha se ajo nuk priste vonesa të mëtejshme në hapjen e fabrikës së firmës tajvaneze ‘TSMC’, që do të prodhojë gjysmëpërçues, në Feniks.

Në korrik, firma ‘TSMC’ kishte njoftuar se do të vononte hapjen e uzinës nga viti 2024 për në 2025 për shkak të mungesës së punëtorëve të specializuar. Ky do të jetë një nga dy impiantet që firma tajvaneze ka planifikuar të ndërtojë në Arizona, me një kosto prej 40 miliardë dollarë.

Zonja Hobbs tha se Arizona është krenare që është zgjedhur për ndërtimin e tyre.

“Arizona dhe Tajvani kanë partneritet që ka rrënjët në teknologjinë e përparuar dhe idealet e përbashkëta. Kjo lidhje është krijuar gjatë dekadave të mbështetjes reciproke dhe përfshin bashkëpunim kulturor, ekonomik, akademik dhe madje edhe në mbrojtjen kombëtare”, thotë Katie Hobbs, Guvernatore e Arizonës.

Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen tha se fabrika e re është thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

“Me ndërtimin e fabrikës në Arizona, këto përpjekje të përbashkëta midis Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara do të na ndihmojnë të nxisim rritjen e biznesit dhe gjithashtu të krijojmë zinxhirë furnizimi më të sigurt”, tha Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen.

Firma ‘TSMC’ është prodhuesi më i madh në botë i gjysëmpërçuesve dhe u shërben klientëve të mëdhenj si ‘Apple’ dhe ‘Nvidia’.

Në Arizona firma TSMC ka gati 12,000 punëtorë, thotë zëdhënësja e sindikatave të ndërtimit të Arizonës, Brandi Devlin.

“Sindikatat në Arizona, të cilat përfshijnë tubacione dhe hidraulikë, elektricistë, punëtorë llamarine, punëtorë hekuri, të gjitha kanë qenë në gjendje të plotësojnë kushtet për punët e nevojshme. Kur kontraktorët shkojnë në sindikatë dhe thonë: ‘Ne kemi nevojë për çfarëdo numri tubash këtë javë’, ne kemi qenë në gjendje t'i përmbushim ato kërkesa. Vonesa u shkaktua nga fakti që ‘TSMC’ përdor një teknologji që nuk përdoret në asnjë fabrikë tjetër”, tha Devlin.

Guvernatorja Hobbs thotë se autoritetet shtetërore janë në bisedime të veçanta me ‘TSMC-në’ për të ndërtuar objekte për paketimin e përparuar të gjysmëpërçuesve, një gjë që do të ulte kostot edhe më tej./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’