Tiranë, 21 Shkurt/ATSH-Flora Nikolla/.- Entiana Osmanzeza, është një shqiptare e rritur në Itali, e talentuar, plot fantazi dhe mister e cila sjell pjatat e saj me kombinime ngjyrash e shijesh në restorantin Sesto On Arno në Firence.
E bararabartë me mjeshtrat Italianë në fushën e gatimit, pjesemarrëse në  Masterchef  Italia dhe në edicione të tjera të famshme të kulinarise në juri, në këtë intervistë thotë se, punon për tarracën më të bukur në botë, në një nga qytetet ku ngado të hedhesh syte ka vetëm art.
Çdo mëngjes për Entiana  Osmanzeza është magji.  Sesto On Arno është eksperienca e saj parë si Executive Chef.  Ajo thotë se, Sesto On Arno lindi me mua dhe unë me të.
"Ky restorant  ka ndenjur mbyllur për 23 vjet" thotë  Entiana, e vetmja Chef Executive femër në të gjithë kompanimë Starwood e jo vetëm për të por dhe për kompani ndërkombëtare të tjera.
Guzhinë  d' autore në çdo pjatë që krijon, puna për  Entianën është dashuria e saj e parë.  "Në një pjatë është e rëndësishme është  ekuilibri, thjeshtësia, njohja e ingredienteve, ndërsa  vyrtyti më i mirë që ka një shef guzhine është besnikeria për cilësinë e guzhinës" tregon ajo .
Firencia qyteti ku ajo jeton është një qytet që rilind gjithmonë, ndërsa Torno, qyteti i cili  e priti  para shumë vitesh  është magjia në vetvete, është qyteti i saj.
Për pak ditë  do të vijë në Tiranë për të gatuar në Sheraton Hoteli  dhe kjo i pëlqen, e stimulon, aq edhe bënë kurioze dhe e argëton idea, sepse në fund të fundit kjo është hera e parë që në Shqiperi vjen si proifesioniste.
F.N : Cilat ishin arsyet që ju mësuat artin e gatimit ?
E.O: E para ka qënë mundësia për të gjetur punë të lehtë, por pastaj apasionohesh e nuk ndalon më.
F.N Po historia e shkollimit tuaj ?
E.O: Mbërrita në Torino, një nga qytetet me një kulture gastronomike të famshme në Itali, Në ato vite akoma shkolla e mësuesit kishin pasion dhe unë doja të mesoja sa më shumë. Shkolla dhe mësuesit më ndihmuan të shkeputesha nga qyteti im.
F.N  Çfarë është për ju një titull në gastronomi ?
E.O: Titujt nuk merren, meritohen. Nuk kanë kohë, them se vijnë me eksperiencen, me rritjen profesionale, me meritokracinë, me respektin që kolegët kanë me kalimin e kohës, me punën që bën.
F.N  Po nje pozicion në guzhinë  çfarë është për ju ?
E.O: Për mua është pozicioni i parë në një guzhinë profesionale. Është hera e parë që Head-Chef të shikon e të thërret në emer e te jep një seksion në dorë,  të jep besimim.
F.N  Si do ta përcaktonit stilin tuaj  të të gatuarit?
E.O: Stili im, është sttil d autore. Unë jam Guzhinë d autore në çdo pjatë që krijoj.
F.N  Cilët janë ingredientët më të dashur që ju keni ?
E.O: Në përgjithësi gjithçka. Herbs janë të domosdueshme në guzhinën time.
F.N   Në se do të ndodheshit në një ishull, pasi i kishit shpëtuar mbytjes,  cila do të ishte pjata juaj e preferuar ?
E.O: Nuk gatuaj në këtë rast, bëhem crudiste. Endrra ime është të modifikoj sa me pak në gjithçka.
F.N  Tani me një karrierë brilante, besoni se keni zgjedhur profesionin  e  duhur ?
E.O: Kjo punë për mua është dashuria ime e parë, karrierën nuk e shikon, nuk e ndjen, ndërkohë që janë emocionet që të jep çdo ditë çfarë bën dhe si e bën.
F.N  A jeni e  lumtur me profesionin  tuaj ?
E.O: Është ajo që dua dhe që më mungon edhe pse rri dy ditë larg.
F.N  Ku ndryshon një guzhinier nga nje shef ?
E.O: Një shef është një guzhinier, po një guzhinier nuk është akoma shef derisa nuk mëson të ketë aftësinë të jetë një leader, të bëj ta ndjekin e ta duan, e të japin shpirtin në pune për të.
F.N  Çfarë  është më  e rëndësishme në një pjatë për ju ?
E.O: Ekuilibri, thjeshtësia, njohja e ingredienteve.
F.N  Cili është vyrtyti më i mirë që ka një guzhinier ?
E. O: Besnikeria për cilësinë e guzhinës.
F.N  Po vyrtyti më i keq ?
E. O: Mercenarizmi.
F.N  Ju punoni në një nga restorantet më të njohur të Firences ...  a mund të tregoni për punë tuaj atje ?
E. O: Çdo ditë është një provë. Sesto On Arno është esperienca ime e parë si Executive Chef. Mund të them që ky restorant lindi me mua e unë me të. Sesto On Arno ka ndenjur mbyllur për 23 vjet. Jam e vetmja Chef Executive femër në të gjithë komapnimë Starwood e jo vetëm për të por dhe për kompani ndërkombëtare të tjera. Sepse edhe pse jemi në Europe, akoma ka paragjykime. Punoj për tarracën më të bukur në botë, në një qytetet kura ku ngado të hedhesh syte ka vetëm art. Çdo mëngjes për mua është magji, marr ashensorin e ngjitem lart kur koha e bukur nuk mungon asnjëherë. Punojmë mire dhe kemi një pozicion të mirë në të gjitha guidat gastronomike italiane. Asgjë nuk nënvlerësohet, qëllimi është çdo ditë më shumë e më mirë.Në Itali është një fjalë e urtë, MEGLIO L ULTIMO TRA I PRIMI CHE IL PRIMO TRA GLI ULTIMI.
F.N   Si do ta përcaktoni qytetin ku jetoni tani Firencen ?
E.O: Është një qytet që rilind gjithmonë.
F.N    Po  Torinon, qytetin që ju priti para shumë vitesh
E.O : Eshtë magjia në vetvete, është qyteti im.
F.N   Sa e njihni ju Shqipërinë sot , nisur edhe nga fakti që ju gjithnjë parapëlqeni të thoni se jeni ,  shqiptare
E.O: Shqipërine sot nuk e njoh shumë, po njoh të rinj e moshatare shqiptarë që jetojnë kudo.
Unë jam e kam për të qënë gjithmonë shqiptare, është në fund forca ime.
F.N   Për pak ditë do të vini në Tiranë për të gatuar në Sheraton Hotel... si ndiheni para këtij fakti ?
E. O: Më pëlqen, më stimulon, jam kurioze e më argëton idea, është hera ime e parë që vij si profesionist në Shqiperi.

F.N   Cilat janë disa nga këshillat që  do ti jepnit dikujt që është duke studiuar artin e kulinarisë
E. O: Durim në kohë për të mësuar, kurajo e mos të hedhin armët në vështirësitë e para. Të mos mendojnë që kjo pune të shpërblen për sakrificat që bën, kjo punë për shumë kohë duhet të bëhet shoqja e tij o e saj më e ngushtë.