Drejtuesit e firmës së njohur të veshjeve “H&M” janë shprehur se kanë hequr dorë nga ekspozimi i veshjeve të tyre me modele të dobëta por me vajza me natyrë më të kolme.
Për këtë arsye si imazh të fushatës së tyre publicitare ata kanë zgjedhur këngëtaren Beyonce.

Mirëpo e përditshmja “The Sun” ka bërë me dije se shumë nga fotot e realizuara në setin e fundit fotografik janë “rregulluar” duke e shfaqur këngëtaren me forma më të dobëta.
Sipas tabloidit Beyonce nuk ka reaguar mirë ndaj këtij fakti, duke hequr të drejtën e firmës “H&M” për ët përdorur fotot e rregulluara.

Ajo ka lejuar vetëm që për fushatën publicitare të “H&M” të përdoren fotot e saj natyrale dhe me format origjinale të Beyonce.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com