Habilajt,Noka:Transportuat drogë
Gjebrea:Kujt i flet ashtu?Debati

Habilajt,Noka:Transportuat drogë<br />Gjebrea:Kujt i flet ashtu?Debati<br /><br>
Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare u mblodh sot për të diskutuar lidhur me buxhetin për vitin 2018 për këtë sektor.

Nën drejtimin e kryetares së komisionit Ermonela Felaj, nuk kanë munguar debatet ndërmjet anëtarëve demokratë dhe atyre socialistë në këtë komision, përpara miratimit nen për nen të buxhetit.

Deputeti Flamur Noka kërkoi që t’i jepej fjala, edhe pse Felaj ja kishte dhënë Pjerin Ndreut

Noka kritikoi organizimin në sallë, ku disa të ftuar prej institucioneve po qëndronin në këmbë.

“Të  pranojmë të ftuarit, jo të vijnë drejtues institucionesh sikurse na ruajnë ne” – tha Noka.

Felaj u shpreh se “kamerat janë të pranishme, i kemi respektuar të gjitha institucionet sepse i kemi patur një për një, shpresoj të akomodohen”.

VIDEO/ Debati mes Flamur Nokës dhe Ermonela Felaj në Komisionin e Sigurisë

Noka: Fjala është sot e jona por edhe e institucioneve. Nuk mund t’i themi akomodohuni kur s’i keni dhen asnjë haspësirë. Stafi duhet t’u gjejë zgjidhje. Ose të mbarojë Ministria e Mbrojtjes, pastaj vjen ajo e Brendshme e me radhë, kështu ka qenë gjithnjë.

Felaj: Kush janë më shumë se dy vetë nga institucionet, t’ua lënë vendin atyre të SHISH.

Ndreu: Në diskutimin nen për nen, duhet të evidentojmë për të gjitha institucionet se çfarë mendon komisioni i Sigurisë. Nëse flasim për MB-në, buxheti vazhdon të vijë në rritje çdo vit, kemi konkluduar dhe MB ëhstë në hamroni me atë që ka dhënë Mf dhe me mendimin tonë dhe nuk ka kërkesa të tjera shtesë. Po ashtu edhe MM, po ashtu ka rritje të ndjeshme, nuk kemi ansjë pretendim. Për SHISH, duhet evidentuar se me buhetin e ri ka rritje me 5.2%, por ka kërkesa dhe për diasa fionde të tjera për mallra-sherbime dhe investime. Ne do ta mbëhstesim prap këtë shërbim, për një shtesë fondi në shumën 2 mln euro, për blerjen e sistemit të grumbullimit dhe analizimit të institucionit.

Pas fjalës së Ndreut, kryetarja  Felaj kaloi te votimi nen për nen, por u kritikua sërish nga Flamur Noka për mënyrën e procedurës. Noka, si ish kryetar i këtij komisioni e qortoi Felajn për faktin se kërkoi të dinte vetëm se kush ishte pro, ndërkohë që procedura e do që ajo të këkrojë edhe se kush ëhstë kundra dhe abstenim. Felaj e pranoi gabimin dhe e rishikoi procedurën. 

Deputeti Flamur Noka është përplasur më tej edhe me deputetn socialiste Elona Gjebrea.

Kjo e fundit ishte shprehur se “ky buxhet i jep për uniforma 188 milionë lekë, shërbimit të pëoves që kërkoi 2.5 milionë lekë, ne e mbështesim, të vendosë komisioni i ekonomisë.

Drejtoria e parandalimit të pastrimt të parave, i japim 7 milionë shtesë, sugjerojme që komisioni i ekonomise ta miratoje këtë shtesë”.

Flamur Noka reagoi duke thënë se “Jemi kunder ketij buxheti. E vërteta është se buxheti i MB-së është buxhet për drogë, krimin, për Balilajt, Habilajt dhe Jaeld Çelën. Policia e Shtetit është një organizatë me kupolë kriminale, e kapur nga krimi. Është shndërruar në një institucion që transporton drogën e Habilajve, apo jo zonja, ish-ministre se ti e di mirë” – iu drejtua ai Elona Gjebreës, e cila kohët e fundit po hetohet nga Prokuroria lidhur me lëvizjen e saj me Audin A8 të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili më pas iu shit Habilajve.

Gjebrea: Çfare do të thuash me këtë ti? Nuk flet dot me mua ashtu ti.

Noka: Po ju vjen fundi i fatit politik.

Felaj: Fatin politik të qeverisë nuk e ëprcaktoni ju por e ka ëprcaktuar populli në zgjedhjet e fundit.

Felaj: Do ta ndërpres fjalën.

Noka: Ta tregoj unë ty. Ky ëhstë buxheti i fundit që miraton kjo qeveri, po ju vjen fundni, nuk do të keni më shans të miratoni ansjë buxhet. 

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?