Habit Berisha: Qeveria do sjellë punëtorë nga Bangladeshi e India për trafik qeniesh njerëzore, jo punë

Habit Berisha: Qeveria do sjellë punëtorë nga Bangladeshi e India për trafik qeniesh njerëzore, jo punë

Sali Berisha

Sali Berisha ka kthyer në vëmendje një nga deklaratat më të debatuara të kryeministrit Edi Rama nga fushata zgjedhore e 2021 për të hedhur akuza ndaj qeverisë. Bëhet fjalë për sjelljen e punëtorëve nga vende të tjera të botës si Sri Lanka, Bangladeshi dhe India që sugjeroi kreu i qeverisë, por Berisha thotë se nuk do të vijnë për punë.

Në prezantimin e Alfred Gegës si kandidat i koalicionit opozitar për bashkinë e Maliqit, Berisha tha se punëtorët nga vendet e tjera do të vijnë për trafik qeniesh njerëzore.

“Do të shpëtojmë shqiptarët nga pushteti i atyre që përdorën atë në  mënyrën më të shfrenuar për pasurimin e vet. E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për vjedhjen tuaj. E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për mashtrimin tuaj. E përdorën atë në mënyrë të pamëshirë për përzënien tuaj nga votat tuaja, dhe sot të pashpirt, të pangopur, pasi kanë përzënë 1 milionë shqiptarë në 8 vite deklaronin se do sjellim familjarë dhe punëtorë nga Sri Lanka, Bangladeshi dhe India. Dhe këta, iu garantoj për trafik të qenieve njerëzore, dhe jo për të punuar këtu”, tha Berisha.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 20/04/2023 05:37

    Si i semur mendor qe eshte vete Saliu e interpreton cdo gje sic i intereson atij.Popujt e atyre vendeve kane emigruar me vite dhe e dine shume mire ku do shkojn te punojn nuk i trafikon dot aanje vend ne bot.

    Përgjigju
  • Unë propozoj, ju miratoni:: 19/04/2023 22:37

    Në fillim për punë në Shqipëri, pastaj pas disa muajsh për trafikim në Gjermani. Një rrugë e dy punë.

    Përgjigju
  • Taypi: 19/04/2023 19:32

    Ik or koqe kandari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin