Habit deputeti i LSI:Protesta e 27
janarit, 'Mea culpa' për partinë tonë

Habit deputeti i LSI:Protesta e 27<br />janarit, 'Mea culpa' për partinë tonë<br>
Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj, ka bërë një deklaratë befasuese lidhur me protestën e opozitës, që do të zhvillohet më 27 janar.

Në emisionin ‘Debati në Channel One’, Rrokaj deklaroi se protesta e 27 janarit duhet të kapërcejë partitë politike, në mënyrë që të quhet e suksesshme. Deputeti ka pranuar gabimet e LSI gjatë kohës që ishte në qeveri.

“Protesta është edhe një ‘Mea culpa’ e LSI për kohën që kemi qenë në qeverisje me Partinë Socialiste. Vetëm nëse e arrijmë synimin tonë jo thjesht në pjesëmarrje, por në përfaqësim dhe të dalim mbi partitë, atëherë do kemi vërtetë sukses.

Protesta duhet të jetë masive për një sërë problemesh që ka vendi sot sepse situata është vërtetë shumë e vështirë. Synimi ynë është që nga protestë politike ta kthejmë në protestë qytetare”,
tha Rrokaj. Rrokaj sqaroi edhe raportin e LSI me PD. Sipas tij, suksesi i protestës do të përcaktojë edhe bashkëpunimin politik mes këtyre dy forcave.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane