Habit reperi i njohur: Toka është e sheshtë, nuk është e rrumbullakët (VIDEO)

Reperi i njohur Getinjo, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu së fundmi është bërë pjesë e spektaklit ‘BBV Vip’ në Kosovë. Ai ka bërë disa deklarata që kanë marrë mjaft vëmendje dhe janë shpërndarë gjerësisht në rrjet.

Teksa ka qenë duke biseduar me banorët e tjerë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Getinjo ka thënë se ‘bota është e sheshtë’ dhe jo e rrumbullakët.

“Krejt e di unë shpjegimin e Gjeografisë që na kanë shpjeguar në shkollë, por unë nuk e besoj. Bota është e rrafshët dhe unë ende e mendoj, a din me sa njeriun kam bërë debate”, ka thënë Getinjo më herët.

Edhe sot, ai ka bërë një tjetër deklaratë, ku mbështet atë që kishte deklaruar më herët.

“Përderisa deri në 10 vitet e fundit njerëzimi e ka besuar se flamuri i Amerikës është valëvitur në hënë, që ka dalë gënjeshtër, nuk është duke valuar atje, nuk ka shance atje nuk ka ajër, e ti më thu mua se gjeografia e thotë ashtu, e thotë por unë nuk e besoj derisa të ma vërtetosh timen 500 përqind”, është shprehur reperi. 

S.C/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 10/12/2022 18:24

    Toka eshte e sheshte si truri jot o trapi , ik ha ndonje byrek me lakra mbase te freskon idete

    Përgjigju
    • Qomili: 10/12/2022 22:39

      Edhe nje gote dhalle

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja