Habitet qiradhënësi britanik, shqiptarët ia kishin kthyer banesën në ‘shtëpi bari’

Habitet qiradhënësi britanik, shqiptarët ia kishin kthyer banesën në ‘shtëpi bari’

Dy shqiptarët, Astrit Baja dhe Desar Xhakolli

Një britanik është habitur kur në banesën që kishte dhënë me qira zbuloi një shtëpi bari. Pronari shkoi për të ndërruar bravën e shtëpisë në Britani të Madhe në nëntor të viti të kaluar dhe u përball me shtëpinë e barit, ndërsa vlera e lëndës narkotike shkonte 100,000 paund.

Ai ua kishte dhënë me qira banesën, ndërsa brenda ishin gjetur dy shqiptarë Desar Xhakolli, 28 vjeç dhe Astrit Baja, 26 vjeç, që kujdeseshin për bimët narkotike. Të dy u lanë në burg këtë javë në seancën që u zhvillua në Gjykatën e Hull Crown.

Teksa dolën në gjykatë, avokatja mbrojtëse Olivia McGeeney tha se dy të rinjtë shqiptarë e kishin pranuar krimin, dhe se kishin ardhur në Britani për një jetë më të mirë, por për shkak të rrethanave dhe vështirësive ekonomike e gjetën veten duke punuar në shtëpi bari.

“Pse dikush do të zgjedhë të bëjë atë lloj pune?”, ka thënë Xhakolli.  

McGeeney tha se të dy ishin emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria.

"Ata erdhën në pjesën e pasme të kamionëve".

Ajo tha se shqiptarët kishin mësuar anglisht gjatë qëndrimit në paraburgim dhe dëshironin të linin gjithçka pas duke filluar një jetë të re si berberë.

Por gjykatësja Sophie McKone u shpreh se ishte e qartë se shqiptarët ishin të ndërgjegjshëm për punën fitimprurëse, ndaj vendosi t’i dënojë me nga një vit burg secilin.

"Të dy po kujdeseshit për bimët e kanabisit. Vlera totale e kanabisit ishte shumë më e madhe se 100,000 £. Ju të dy ishit të përfshirë në prodhimin e kanabisit.

"Ju luani një rol shumë domethënës sepse, fjalë për fjalë, pa ju, këto bimë do të vdisnin. Kanabisi nuk është një drogë e padëmshme dhe ju keni luajtur rolin tuaj, në ardhjen në Angli, në furnizimin e asaj që është një drogë e rrezikshme për njerëzit në Hull. Kjo ishte një sasi të konsiderueshme kanabisi”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?