Një grup hackerash kanë sulmuar Shqiptarja.com paraditen e sotme. Ata kanë hyrë në serverat tanë për të bllokuar dhënien e informacionit. Faqja për pak kohë ka qenë jashtë shërbimit, ndërkohë që specialistët e IT janë duke punuar për të neutralizuar përfundimisht sulmin kibernetik ndaj Shqiptarja.com.

Kjo është tentativa e dytë, ndërkohë që një tjetër sulm u tentua paraditen e djeshme, por reagimi ishte i menjëhershëm dhe gjithçka u neutralizua në kohë rekord.