Hackeri që hyri në adresën elektronike postare të Scarlett Johansson duke i marrë fotot ku aktorja paraqitej nudo, do ti paguajë 66 mijë dollarë dëmshpërblim. Ai do të kalojë gjithashtu edhe 6 vite në burg dhe 150 mijë dollarë të tjera dëmshpërblim do të shkojnë për viktimat e tjera të tij, të gjithë emra të njohur të botës së kinematografisë dhe muzikës. Christopher Chaney, u shpall fajtor nga një gjykatë federale e Los Angeles për hyrje në mënyrë të paligjshme në arkivat privat të Christina Aguilera, Mila Kunis dhe Scarlett Johansson, por ishin fotot e kësaj të fundit që bënë xhiron e botës. 35-vjeçari ia dha fotot dy faqeve interneti që i bënë publike në sytë e gjithë botës.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Su/ Shqiptarja.com









