Le t’ia nisim me një sqarim. Hacking Team është një shoqëri që e ka selinë në Milano, me filiale në Singapor e Uashington, e specializuar në futjen e viruseve dixhitalë brenda kompjuterave dhe celularëve, me qëllim për të përgjuar e-maile, SMS, biseda ‘chat’, ku përfshihen komunikime nëpërmjet Skype, Viber dhe Ëhats’Up, që konsideroheshin për një kohë të gjatë (gabimisht) si të papërgjueshme.
Hacking Team mbahet si një ndër subjektet lider në botë në këtë sektor dhe në fakt policia, gjyqësori dhe shërbimet sekrete të më se 40 shteteve (përfshirë SHBA dhe Italinë) janë ndër klientët e tij.
Skandali shpërtheu pak javë më parë në Itali, kur doli se, edhe vetë arkivat e subjektit të specializuar në përgjime, përgjohen nga një organizatë misterioze hakerash dhe të gjithë sekretet e zbuluara nga shërbimet e fshehta dhe gjyqësori i 40 shteteve përfundojnë në internet.
/Shqiptarja.com