Pas kryetarit të PDIU dhe njëherazi nënkryetar i Kuvendit, Shpëtim Idrizi, është shoqata "Çamëria" që i është drejtuar me një letër ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, para vizitës së tij në Athinë.
Letra e shkruar nga kryetari i kësaj shoqate, Abaz Hado, thekson kalvarin e vuajtjeve të shqiptarëve të Çamërisë gjatë gjenocidit të ushtruar nga Napoleon Zerva.
Ndërsa i kërkon kryediplomatit shqiptar që çështjen Çame të mos e trajtojë si dimension historik, por si çështje aktuale dhe të jetë pjesë e dosjes diplomatike mes Tiranës dhe Athinës.
"Nëse ju përmendni se çështja çame është pjesë e dosjes diplomatike mes dy vendeve, bërja publike e të gjitha këtyre kërkesave, si në takimet kokë-më-kokë dhe në deklaratat publike, është hapi i rëndësishëm në paraqitjen e kauzës e vërtetë të kombit tonë", thuhet në letrën e Shoqatës Çamëria, drejtuar ministrit të Jashtëm, Bushati në prag të vizitës në Athinë.
Letra e kryetarit të Shoqatës Çamëria, Abaz Hado, drejtuar ministrit Bushati
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Letra e shkruar nga kryetari i kësaj shoqate, Abaz Hado, thekson kalvarin e vuajtjeve të shqiptarëve të Çamërisë gjatë gjenocidit të ushtruar nga Napoleon Zerva.
Ndërsa i kërkon kryediplomatit shqiptar që çështjen Çame të mos e trajtojë si dimension historik, por si çështje aktuale dhe të jetë pjesë e dosjes diplomatike mes Tiranës dhe Athinës.
"Nëse ju përmendni se çështja çame është pjesë e dosjes diplomatike mes dy vendeve, bërja publike e të gjitha këtyre kërkesave, si në takimet kokë-më-kokë dhe në deklaratat publike, është hapi i rëndësishëm në paraqitjen e kauzës e vërtetë të kombit tonë", thuhet në letrën e Shoqatës Çamëria, drejtuar ministrit të Jashtëm, Bushati në prag të vizitës në Athinë.
Letra e kryetarit të Shoqatës Çamëria, Abaz Hado, drejtuar ministrit BushatiRedaksia Online
Shqiptarja.com












