TIRANE -Një femër kryeson listën e kandidatëve socialistë për deputetë në qarkun e Shkodrës. Mimoza Hafizi, shkencëtarja dhe pedagoja e fizikës ka vendosur të përballet më 23 qershor me Jezofina Topallin. Në intervistën për A1Report, Hafizi rrëfen karta e saj sfiduese është të qenit ekzakte në garën ndaj njeriut që prej 8 vjetësh drejton kuvendin e Shqipërisë.
Hafizi thotë se do të mundohet te punoj ne Shkodër në mënyrë ekzakte duke patur si synim zgjidhjen e problemit të punsimin në këtë qark i cili është i pasur për nga burimet natyrore. Ndërsa në objektivat afatgjatë do të jetë zhvillimi i arsimit profesional.
Në këtë fushatë Hafizi shprehet se në Qarkun e Shkodrës ka hasur disa problematika siç ështe ajo e zhvendosjes së listave zgjedhore , dhe konkurenca e ashpër e simboleve ekektorale por që nuk do te lejojë që të lëvizë asnjë votë .
“Rajoni pothuaj më i papunë i gjithë Shqipërisë, pothuaj më I varfër. Me indekset e varfërisë renditet Shkodra renditet në qarkun e 11-të nga 12 qarqet e Shqipërisë. A-ja e çdo gjëje është punësimi. Në qarkun e Shkodrës janë drejtimet më të ndjeshme. Mendoj janë investimet në industrinë prodhuese dhe në turizëm. Por, edhe degë të tjera të industrisë nuk kanë qenë fare të njohura siç është industria e detit, arsimimin për punësim, duke filluar nga arsimi I mesëm I lartë në arsimin e lartë profesional. Këtë mazhorancë të së majtës nuk e dëshiroj vetëm për faktin se unë përfaqësoj të majtën. E dëshiroj sepse mendoj që Shkodra ka nevojë për një ekuilibër të ri politikë.
Njerëzit që po merren me administrimin e listave, deklarojën mjaft problematika. Po të hysh tani në Shkodër je pothuaj e agresuar nga simbolet. Në hyrje të Shkodrës është kudo është e mbushur me flamujt e Partisë Demokratike në çdo shtyllë. Kjo nuk më duket se është situatë normale se qytetari në fund të fundit edhe qytetari s’ka pse të agresohet që çdo një metër të shohë simbolet e një partie. Me gjithë vështirësitë e mëdha që kemi jemi duke u organizuar që të mos na lëvizi asnjë votë “, tha kandidatja Hafizi.
Hafizi u premton shkodranve se do të kenë një administratë të përkushtuar , një treg punësimi i bazuar në meritë dhe vlera . Ndërsa thotë se legalizimet e banesave dhe dëmshpërblimi i banorwve nga përmbytjet do të jenë detyrimet që PS do t’i përmbush në këtë qark .
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com