Hafizi letër Komisionit Zgjedhor të
PS: Dua listat, s'më latë vëzhgues

Hafizi letër Komisionit Zgjedhor të<br />PS: Dua listat, s'më latë vëzhgues
Zëri kundër i socialistëve Mimoza Hafizi i ka drejtuar një letër komisionit Zgjedhor të Partisë Socialiste Bashkisë Shkodër ku i kërkon përgjigjje për disa kërkesa të saj. Në letër Hafizi pretendon se ka 3 orë në pritje të takimit për kërkesat që ka adresuar ndersa mbahet Referendumi ne PS.

"Kërkoj të njihem në mënyrë zyrtare me përbërjen e re të komisionit tuaj, e cila është vendosur dje pasdite, siç ma konfirmuan nga zyra e organizimit e selisë së PS. Kërkoj të kem një fotokopje të shkresës zyrtare të emërimit.  Kërkoj të di se pse KZPB Shkodër nuk është mbledhur asnjëherë, të paktën deri dje pasdite.  Kërkojtë më jepet lista me adresat e të gjitha qendrave të votimit në Bashkinë Shkodër. Kam mbi 24 orë që përpiqem ta kontaktoj KZPB Shkodër, me qëllim për të akredituar vëzhguesit e mi për procesin e referendumit në Bashkinë Shkodër. Në momentin e tanishëm sigurisht ky akreditim s’mund të ketë më vlerë. Në mungesë të vëzhguesve, kërkoj që në fund të procesit të pajisem me fotokopjen e listave të pjesëmarrësve në procesin e votimit, me nënshkrimet e votuesve, për të gjitha qendrat e votimit të Bashkisë Shkodër. "-shkruan Hafizi

Ja letra e plotë e Hafizit
Komisionit Zgjedhor të Partisë Bashkia Shkodër (KZPB) 

Kryetarit, Z. Kujtim Prroni

Z. Kryetar, Në vijim të bisedës sonë të sotme telefonike të orës 8e40, kam mbi tre orë në pritje të takimit ku desha të parashtroj kërkesat e mia. Meqë ora ecën dhe kërkesat e mia nuk mund të presin më, ju lutem t’i merrini në konsideratë si vijon: 

1. Kërkoj të njihem në mënyrë zyrtare me përbërjen e re të komisionit tuaj, e cila është vendosur dje pasdite, siç ma konfirmuan nga zyra e organizimit e selisë së PS. Kërkoj të kem një fotokopje të shkresës zyrtare të emërimit. 

2. Kërkoj të di se pse KZPB Shkodër nuk është mbledhur asnjëherë, të paktën deri dje pasdite. 

3. Kërkojtë më jepet lista me adresat e të gjitha qendrave të votimit në Bashkinë Shkodër. 

4. Kam mbi 24 orë që përpiqem ta kontaktoj KZPB Shkodër, me qëllim për të akredituar vëzhguesit e mi për procesin e referendumit në Bashkinë Shkodër. Në momentin e tanishëm sigurisht ky akreditim s’mund të ketë më vlerë. Në mungesë të vëzhguesve, kërkoj që në fund të procesit të pajisem me fotokopjen e listave të pjesëmarrësve në procesin e votimit, me nënshkrimet e votuesve, për të gjitha qendrat e votimit të Bashkisë Shkodër. 

Mbetem në pritje të plotësimit të këtyre kërkesave të ligjshme. 

Mimoza Hafizi Deputete e Qarkut Shkodër Shkodër, 9 Prill 2016, ora 12.00

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi