Hafizi mbështet Blushin: Marr
përsipër riskun e largimit nga PS

Hafizi mbështet Blushin: Marr<br />përsipër riskun e largimit nga PS
TIRANË - Deputetja socialiste Mimoza Hafizi merr përspër riskun edhe për largimin nga partia, dhe i del në mbështetje Ben Blushit, i cili kërkon mbajtjen e zgjedhjeve për kyetar në Partinë Socialiste.
 
"Jam profesioniste, nuk e kam lidhur jetën me politikën", - u shpreh deputetja socialiste e Shkodrës në një prononcim për gazetarët.
 
Deputetja e Shkodrës thotë se i është ankuar dhe më herët kryetarit për situatën në degën e Shkodrës, kur prej 2007-ës nuk zhvillohen zgjedhje për kryetar dege. Madje sipas saj kanë qenë deputetet e zonës që kanë marrë drejtimin e kësaj strukture.
 
Para Hafizit dhe deputeti  Fidel Ylli doli në mbështetje të kandidaturës së Blushit në garën për kreun e PS-së. Sipas Yllit, Rama duhet të votëbesohet, ndërsa kundërshtari të bëjë një garë reale dhe jo presion politik.

Ndërkohë më herët, në një status në rrjetin social Facebook shkruan se mbështet Ben Blushin në platformën për kongresin e ardhshëm të partisë.

"I bashkohem kolegut tim Ben Blushi në kërkesën për respektimin dhe zbatimin e statutit të Partisë Socialiste e normave themelore të qënies bashkë në këtë grupim të madh politik. I kam ofruar mbështjetje në rrugëtimin dhe platformën për Kongresin e ardhshëm të Partisë. Do mundohem të përcjell në këtë dokument dhe në aspiratat tona për të ardhmen e partisë ku bëjmë pjesë, të gjithë përvojën e punës sime shumëvjeçare me strukturat socialiste të Tiranës e Shkodrës, zërin kritik të socialistëve shkodranë, analizat e përgjegjshmërisë qeverisëse deri në nivel bazë dhe reflektimet për një frymë të re bashkëpunimi e respekti.  Mirëpres çdo sugjerim, besoj që kauza e një partie të madhe nuk i përket vetëm antarëve të saj, por çdo qytetari", shkruan deputetja socialiste në profilin e saj në Facebook.

Blushi ka shpallur kandidaturën për kyetar të Partisë Socialiste, gjithmonë nëse do të vendoset të mbahen zgjedhje, kauzë për të cilën ai është duke luftuar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois