Hafizi mbron Blushin: Shteti
funksionon vetëm për të fortët

Hafizi mbron Blushin: Shteti<br />funksionon vetëm për të fortët
Gjatë debatit të sotëm në Kuvend, deputetja socialiste Mimoza Hafizi i doli në mbrojtje kolegut të saj socialist Ben Blushi, pas kërcënimeve që kryebashkiaku i Kavajës bëri ndaj tij.
 
“Është e njëjta kjo, fytyra e shtetit tonë që funksionon vetëm për të fortin. Në fakt ligjet njerëzimi i ka ngritur për të kundërtën e kësaj, për të mbrojtur të dobëtin nga i forti. Mendoj se nuk mund të ndodhë ndryshe nëse shteti administrohet nga njerëz me të shkuar e të tashme të dhunshme, nga pushtetarë, siç kemi rastin e kryebashkiakut të Kavajës, i cili as nuk e di pse është i inkriminuar as nuk e di se cili është emri i vet. Guxon të kërcënojë një deputet dhe në fund guxon të kërkojë edhe një ndjesë të tipit rilindës, një ndjesë të tipit njëlloj sikurse shefi i vet kërkonte ndjesë për shkeljet në parti dhe vazhdonte me të njëjtin kënaqësi të shkelte statutin e partisë”, tha Hafizi.
 
Hafizi është një ndër mbështetëset e Ben Blushit, ajo ka qenë tepër aktive në publik.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar