Hafizi nga Shkodra:Çudi që zgjidhen
delegatët, por s'zgjidhet kryetari i PS

Hafizi nga Shkodra:Çudi që zgjidhen<br />delegatët, por s'zgjidhet kryetari i PS
Deputetja e qarkut të Shkodrës, Mimoza Hafizi është shprehur e çuditur që sot për të tretën herë zgjidhen delegatët e Partisë Socialiste në qarqe, por nuk zgjidhet për kryetarin e ri të Partisë Socialiste.

Duke folur në procesin e votimit nga Shkodra, ajo ka thënë se situatë ka mbetur në udhëkryq, sakohë që ende nuk dihet se kur do të ketë zgjedhje për kryetarin e PS-së.

Zgjedhjet për 32 delegatët e PS-së për qarkun Shkodër le të jenë një model demokracie për Partinë Socialiste në të cilën po krijohet një rebus i çuditshëm pasi po zgjidhen delegatët dhe nuk po zgjidhet kryetari” ka thënë Hafizi.

Sipas Hafizit ky proces i shërben demokratizimit të Partisë Socialiste. Ajo shpreson në zërin e arsyes së socialistëve për të pasur zgjedhje për kryetarin e selisë rozë dhe shpreson të kenë solidaritetin e socialistëve.

Nga ana tjetër deputeti tjetër socialist i Shkodrës Namik Kopliku, nuk ka preferuar të zgjatet shumë në lidhje me procesin e zgjedhjes së kryetarit, që sipas tij do e vendos kryesia e PS- së.

3211 anëtarët e partisë socialiste të qarkut Shkodër do të zgjedhë 32 delegatët për kongresin e 19 Marsit ku 14 delegatë janë të qytetit të Shkodrës dhe 18 janë për njësitë administrative të këtij qyteti. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?