Mimoza Hafizi, deputetja socialiste që mbështet lëvizjen e Ben Blushit, ka ironizuar me deklaratat e Servet Pëllumbit.
Në një interviste, Profesori i socialistëve foli për vetëpërjashtim të Ben Blushit nga PS.
Por për Hafizin, ky qëndrim i Pëllumbit tregon se ai ka nostalgji për kohën e Enverit.
“Prof. Servet Pëllumbi, shqiptari më i lumtur me rezultatin 95% të referendumit në PS. Më në fund partia u kthye te sh. Enver. Nostalgji!”, shkruan ajo.
Ndaj komenteve të deputetes Hafizi, s'ka vonuar reagimi i kolegut të saj, Erion Braçe. Ai e quan neveritëse përbaltjen e figurave si Pëllumbi.
“Neveri! Nëse ka një gjë neveritëse mes këtyre që kanë kauzë lirinë, është: Mungesa e respektit të thellë ndaj të gjithë kontribuuesve historikë në Partinë Socialiste! Për një arsye të thjeshtë; Nuk mendojnë si ata! Profesor Servet Pëllumbi është nder ata pak socialiste qe kane një kontribut shembullor, historik ne te majten e re shqiptare, ne Partine Socialiste qe e rithemeluan, demokratizuan, modernizuan, hapen, forcuan, fuqizuan, e rikthyen konkurruese dhe fituese! Madje, tamam atëherë kur këta që kanë zbuluar tani se janë socialistë, as që afroheshin të kontribuonin në PS! Nuk mund ta le mënjanë kontributin akademik të tij! Turp e faqja e zeze ç'gjuhë kanë e çfarë thonë”, shkruan Braçe në Facebook.
Redaksia Online
Shqiptarja.com