Hafizi tregon nismën e mbështetësit

Hafizi tregon nismën e mbështetësit
Deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi në një dalje përpara mediave ka treguar arsyet se përse u ndërmor nisma për zgjedhjen e Presidenti nga populli dhe referendumit për Reformën në Drejtësi duke treguar dhe mbështetësit.

Hafizi tha se, duke qenë se vendi është në një ngërç për sa i përket reformës në drejtësi, propozohet që miratimi i saj t’i delegohet popullit. Ajo kërkon së pari ndryshimin e nenit në Kushtetutë sa i përket referendumeve nga 96 në 56 vota, pra me mazhorancë të thjeshtë.

Përderisa jemi në një ngërç e mira është që kjo të tejkalohet përmes votës popullore dhe jemi në një moment kur shqiptarët duan që të pyeten për ligjet e vendit dhe sigurisht për ndryshimet kushtetuese.  Ndryshimet kushtetuese nga populli mund të bëhen në qoftë se Parlamenti ia jep këtë të drejtë popullit me 2/3-t e votave të tij, dmth me 94 deputetë. Këtu ka një absurd në fakt, pasi me të njëjtën numër deputetësh, Parlamenti mund të miratojë vetë ndryshimet kushtetuese.Kur deputetët kanë rënë dakord për të patur 94 vota, nuk ia kanë kaluar këto ndryshime për mendim popullit, por i kanë miratuar vetë. Sidomos edhe në situatën aktuale kur diskutohet reforma në drejtësi dhe populli në një far mënyre është lënë mënjanë pasi ai nuk ka të drejtë sipas Kushtetutës të shprehet për këtë çështje, shumë herë forcat politike kanë nxjerrë argumentin se është e pamundur që këtë çështje ta çojnë në referendum popullor pasi duhen 94 vota. Atëherë ne kërkojmë që Kushtetuta të ndryshohet dhe në vend të 2/3-ve të jetë me 2/5-t, më pak se mazhoranca, në mënyrë që t’i lihet mundësi edhe një minorance që është dyfishi i deputetëve propozues që ta miratojnë."tha ajo.
 
Hafizi tha se, nisma ka marrë firmën deri më tani të 10 deputetëve dhe numri duhet të jetë 28 për t’u futur në procedurat parlamentare. Ajo sjhtoi se kësaj nisme pritet që t’i bashkohen edhe deputetë të tjerë të Parlamentit.
 
"Kjo është bërthama e parë. Janë deputetë që i kemi kontaktuar dhe ne e dinim që janë në favor të këtyre ndryshimeve. Ne jemi duke kontaktuar të gjithë deputetët e Kuvendit, do të kontaktojmë grupet parlamentare në mënyrë zyrtare, por ne i kërkojmë edhe popullit që të ushtrojnë presion pranë deputetëve në mënyrë që t’i shtyjë ata që të pranojnë këto ndryshime kushtetuese që janë jetike' u shpreh Hafizi.
 
Hafizi theksoi se, do të ishte mirë që paketa të miratohej bashkë me reformën në drejtësi. Në këtë pikëpamje, referendumi për këtë rast bëhet nul.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë